Zall Dardha pa mjekë, të sëmuresh një herë në muaj
Një mijë banorët e Zall Dardhës së Dibrës po përballen me mungesën e trajtimit mjekësor.
Efekte.
Mjeku që është caktuar për këtë zonë shkon vetëm një herë në muaj, pasi ai duhet të mbulojë një territor të madh me disa zona të tjera.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e një mjeku.
"1 herë në muaj vjen mjeku. Mbulon Zall Dradhën, dhe 2 zona tjera. Ne nuk sëmuremi një herë në muaj."
Ata thonë se në mungesë të një mjeku, detyrohen që të shkojnë në Peshkopi për vizita.
"Marri rekomandim këtu dhe shkojmë në Peshkopi."
Më e vështirë paraqitet situata gjatë dimrit.
"Dimri është problem, nuk kanë ku kalojnë makinat. Duhet të vijnë fadromat që të hapur rrugët këtu. I sëmuri shpëtoi mirë, nuk shpëtoi nuk ke çfarë t'i bësh."
Zonat rurale në Dibër vuajnë në masë mungesën e mjekëve pranë qendrave shëndetësore.
Habit Dajana Shabani: Ish-bashkëshorti më ka dhuruar 10 makina
25 Shtator, 13:2

