Gajo: Rama i bindi shqiptarët pa asnjë letër, 20 faqe program për gjithë ministritë në 4 vite
I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ish-zv. ministri Albert Gajo u shpreh se Rama ka paraqitur një program qeverisës me 42 faqe ku gjysma ishte përsëritje.
Sipas tij, programi duhet të ishte mjaft i detajuar, ndërsa ai që është prezantuar ka plot mangësi, duke theksuar se Rama i bindi shqiptarët pa letra.
Albert Gajo: Kur pashë programin e ri me 42 faqe të qeverisë, gjysma ishte përsëritje. Nuk e di se si mund të quhet program për 4 vite një program me 20 faqe. Kryeministri në fakt u mbushi mendjen shqiptarëve pa pasur asnjë letër, pa një program të detajuar.
Ky program duhet të ishte jashtëzakonisht i detyruar me strategji dhe pikëpamje ligjore, me afat kohore e institucionet që përfshihen për ta zbatuar. E gjitha kjo është një mangësi e madhe të niveleve të administratës. Rama ka bërë një prezantim të një programi që nuk ekziston.
