Zusi: Program i ri i qeverisë të kishte parashikuar fond për krijimin e zonave ekonomike në qytete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2021, 22:26
I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ish-zv. Ministër i mjedisit, Alban Zusi u shpreh se do të doja që program i ri i qeverisë ta kishte të parashikuar një fond për krijimin e zonave ekonomike dhe industriale.
Zusi: Do të doja që program i ri i qeverisë ta kishte të parashikuar një fond për krijimin e zonave ekonomike dhe industriale. Kjo gjë nuk është bërë prej më shumë se 30 vite.
U investua në qendrat urbane dhe ndjehemi më mirë kur dalim në to. Unë mendoj se për qytetet duhet të jepeshin edhe 5-6 milionë euro për këto zona të caktuara ekonomike.
