Barjaba: Borxhi është rritur edhe nga rindërtimi, duhet ta ulim drejt 60%, te nivelit evropian

I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, lektori Ilir Barjaba u shpreh se borxhi publik është rritur edhe nga shpenzimet që janë bërë p.sh në rindërtim.

Ai tha se sigurisht që pika e referimit duhet të jetë shifra 60%, ashtu sikurse e kanë vendet e Evropës, por kjo varet nga ekonomia e çdo vendi.

Barjaba: Borxhi publik është rritur edhe nga shpenzimet që janë bërë p.sh në rindërtim. Kjo shërben edhe për të ardhmen. Nëse nuk do të bëheshin do të ishin një kosto qytetarët e pastrehë.

Sigurisht që pika e referimit duhet të jetë shifra 60%, ashtu sikurse e kanë vendet e Evropës, por kjo varet nga ekonomia e çdo vendi. Ne e dimë që për një infrastrukturë moderne duhet të rrihet borxhi i jashtëm. Ka shumë qeveri që dalin në tregje qeveritare që rrisin borxhin për vepra unike infrastrukture.