Gjokutaj: Qeveria nuk ka parashikuar diçka në program lidhur me luftën ndaj evazionit

I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, eksperti Eduart Gjokutaj u shpreh se në programin e qeverisë së re, duhet të ishte përfshirë edhe çështja e evazionit fiskal.

Sipas tij, kjo është një sfidë e madhe pasi nuk është deklaruar se sa është evazioni dhe sa mund të përfitohet nga lufta me të.

Gjokutaj: Ne kemi ngritur çështjen e evazionit fiskal që duhet të ishte përmendur në program. Nuk është një sfidë e lehtë evazioni i cili gjendet kudo. Evazioni nuk është deklaruar se sa është dhe pastaj të nxirrej se sa u luftuar dhe sa është përfituar nga kjo luftë.

Kjo duhet të ishte sfida e administratës fiskale, sa u ngushtua evazioni, jo sa u realizuar plani i buxheti i rregullohet çdo vit. Nga ana tjetër, paga minimale është thënë se do të shkojë rreth 40 mijë lekë. Po flasim për një pagë minimale jetike, që përkon diku tek 31 mijë lekë. Një pagë që do u jepte kuptim pensioneve dhe pagesë të ndryshme.