Vjedhin kompaninë, skandali me 18 tendera, gara fiktive
Tenderat e porositur marrin përmasa skandaloze. Për të krijuar konkurrencën fiktive, një kompanie i kanë vjedhur dokumentet duke e futur në një muaj në 12 prokurime pa paraqitur ofertë. Administratori i subjektit shprehet se nuk ka dijeni për këto aplikime. Madje ai shton se për herë të fundit është futur në garë në vitin 2016.
Përdorimi i kompanive për pjesëmarrje fiktive sa për të legjitimuar garën, është skema më e re e abuzimit me paratë e shqiptarëve, krahas kritereve të qepura si kostum me porosi për fituesin.
Rtv Ora ka zbuluar një prej subjekteve që ngre dyshime të forta se është përdorur për këtë qëllim në disa tendera.
Emrin e subjektit kemi vendosur ta bëjmë të ditur në një fazë të dytë, vetëm nëse Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë të hetojë skemën që ngre hije dyshimi.
Sipas të dhënave zyrtare, të vetëm tre buletineve të fundit, kompania e regjistruar në vitin 2006 ka marrë pjesë në 12 tendera, mes të cilave edhe ato për procesin e rindërtimit.
Në të gjitha rastet ajo nuk paraqet ofertë e për pasojë është skualifikuar nga gara.
Por pjesëmarrja ka shërbyer për të legjitimuar garën.
Kur do martohesh? Robert Berisha: Njeriu bëhet budall vetëm një herë
20 Shtator, 10:25
Skandali duket se i ka rrënjët thellë. Vetë administratori i kompanisë deklaron se nuk ka marrë pjesë në asnjë garë që prej vitit 2016, dhe në asnjë prej rasteve të publikuara në buletinin e Prokurimeve Publike prej asaj kohe nuk ka paraqitur dokumente.
Për Rtv Ora ai ngre dyshime se pa dijeninë e tij është përdorur dokumentacioni i kompanisë së tij dhe kodi specifik për aksesin online.
“Unë nuk kam përdorur letrat për në tender. Si aplikojnë ose si kanë marrë kodin që janë futur nuk mund ta shpjegoj. Unë kam marrë pjesë për herë te fundit në tender në vitin 2016. Unë e them me kompetencë që unë dhe asnjë përfaqësuesi im me prokurë apo i autorizuar nga unë nuk bën vaki”.
Kompanitë pa ofertë garojnë shpesh për të favorizuar fituesin por në këtë rast mund të kemi të bëjmë dhe me një përdorim të dokumentacioneve, pasi vetë drejtuesi i kompanisë mohon aplikimin në tendera.
Denoncimet në prokurime në këtë vit të fundit kanë qenë të shpeshta, por deri më tani SPAK dhe prokurorët kanë heshtur, por ky skandal i vjedhjes apo shërbimit me dokumente fiktive tregon situatën e pastër për shpërdorimin e fondeve dhe të taksave që paguajnë shqiptarët.

