Egla Harxhi e pranon se i ka përdorur mediet për të marrë vëmendje

Egla Harxhi, ishte e ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora.

E pyetur nga moderatorja Ana Kallaku nëse i ka përdorur ndonjëherë mediet për të marrë vëmendje, Harxhi vendosi që të përgjigjej me sinqeritet.

Pyetje: "A i ke përdorur ndonjëherë mediet për të marrë mbase edhe vëmendje?"

Harxhi: "Më thuaj atëherë për çfarë shërbejnë tjetër mediet? (qesh). Mendoj që kjo është një realitet, të jemi të sinqertë. Media nëse nuk e kanalizon atë objektivin që ti je është e kotë të dalësh. E ke parasysh atë formulën "Ok seks", tani kam vëmendjen tuaj, mund të flasim për diçka tjetër që është më e rëndësishme? (qesh) Disa herë kam thënë për çfarë po e bëj, edhe jam penduar që kam dalë."/OraNews/