Biznesi i vogël në Shkodër: Fiskalizimi na falimenton, të shtyhet me 5 vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 20:16
Biznesi i vogël në Shkodër ankohet se procesi i fiskalizimit i ka vënë në vështirësi dhe një pjesë janë gati të ulin qepenat.
Tregtarët e Zdrales thonë se kostot e fiskalizimit krahas taksave dhe krizës që shkaktoi pandemia i çon në falimentim.
"Është fatale për ne."
Këtë të martë, Sindikata e Biznesit të Vogël në Shkodër ndërsa denoncoi atë që e quajti ping-pong mes Ministrisë së Financave dhe Bashkisë kërkoi shtyrjen me 5 vite të procesit për këtë kategori.
Faza e tretë e procesit të fiskalizimit ka nisur me 1 shtator 2021. Procesi parashikon që më shumë se 78 mijë biznese duhet të lëshojnë fatura të fiskalizuara për çdo shitje që u bëjnë qytetarëve çka i jep mundësinë administratës tatimore të marrë informacion në kohë reale.

