Berisha të shtunën në Vlorë me "Foltoren": Vetëm të bashkuar fitojmë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 12:52
Ish-kryeministri, Sali Berisha, do të ndalojë të shtunën në Vlorë. Në një njoftim në facebook, Berisha thotë se me 25 shtator, ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ai fton demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese.
“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë
24 Shtator, 12:42
"Vetëm të bashkuar fitojmë!" deklaron Berisha.
Deri më tani Berisha ka zhvilluar takime me anëtarësinë në Fier dhe Tiranë, ndërsa ka paralajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD për të shqyrtuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

