Nga 27 shtatori Luan Rama në RTV Ora: “DREJT” do të jetë emisioni im për ju
Ditën e hënë (27 Shtator) nis emisioni “Drejt” në RTV Ora, në moderimin e Luan Ramës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Luan Rama ka ftuar ndjekësit jo vetëm të ndjekin në ekranin e Rtv Ora, por të bëhen pjesë e emisionit me vërejtje, sugjerime, këshilla dhe pyetje.
Ramën do ta shohim çdo të hënë dhe të enjte, ora 21:00 në ekranin e RTV Ora me risi të reja për publikun shqiptar.
Postimi i plotë:
"Prej të hënës më datë 27 shtator e në vijim, çdo të hënë dhe të enjte në ora 21:00, “DREJT” do të jetë emisioni im për ju.
Jeni të mirëpritur jo vetëm të më ndiqni, por ajo që është më e rëndësishme, të bëheni pjesë e emisionit me vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, më këshilla dhe pyetje që do të marrin përgjigje drejt nga ekrani prej të ftuarve në emision.
Debat, intervista, informacione, opinione dhe kronika nga realiteti dhe jeta jonë e përditshme, prej zhvillimeve politike e deri tek çdo problem i juaji.
“DREJT” - KOHA IME, ORA JUAJ!"
