Refuzohet sërish lirimi nga paraburgimi për babain e Arbër Çekajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 09:25

Arbër dhe Selim Çekaj
GKKO refuzon kërkesën për lirimin e Selim Çekës, babait të Arbër Çekës. Edhe këtë herë prokuroria kërkoi një masë më të bute po nuk u pranua nga gjykata.
Selim Çekaj u vu në pranga, pasi më 1 prill 2021, policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë në kontejnerin me banana.
Kokaina u sekuestrua vetëm tre vite pas sekuestrimit të 613 kilogramë kokainë në kontejnerët e Arbër Çeka.
Kokaina ishte e fshehur në një kontenier të ngarkuar me banane ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador me destinacion final Shqipërinë. Kokaina nuk ishte brenda arkave të bananeve, por ishte fshehur në kolonat anësore të konteinerit.
Kjo është hera e dytë që refuzohet lirimi nga paraburgimi i Selim Çekajt
