Shkodër: Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës, në kërkim infermieri i spitalit
Operacioni policor ikoduar “Buna 2021” ka goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës.
Vihen në pranga 8 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.
Specialistët e Sektorit për Narkotikët, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, gjatë operacionit bënë ekzekutimin e 6 vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, konkretisht:
Eshtë shpallur në kërkim një 35 vjeçar me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis shtetasve R. I. dhe A. C. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, një automjet e sende të tjera.
Operacioni ka vijuar në unazën lindore të qytetit të Shkodrës. Bazuar dhe në informacionet e marra gjatë zhvillimit të operacionit, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
I. I., 26 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve dhe në banesën e shtetasit I. I., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.




