Rihetimi për Mediun / Pas 760 proceseve gjyqësore familja Durda: Shpresojmë të jetë fillimi për drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 11:41
Vendimi i gjykatës së Posaçme të Apelit e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun ka ngjallur shpresën se drejtësia do të vihet në vend për familjen Durda.
Familja Durda humbi djalin, Erisonin, nga ai shpërthim i fuqishëm i 15 marsit të 2008.
Nga shpërthimi i fabrikës së municioneve humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë
"Kemi bërë 760 procese gjyqësorë për çështjen e Gërdecit presim drejtësi. Shpresojmë të jetë fillimi për drejtësi."
Avokati beson se me rihapjen e dosjes është mundësi dhe për ngritjen e akuzave të reja. Mund të dalin prova të reja e të thërriten dëshmitarë.

