Prezantohen si policë dhe më pas u drejtojnë armën fëmijëve, grabitësit i marrin mijëra euro dhe bizhuteri familjes në Malësi të Madhe

Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe.

Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj.

Fillimisht ata janë prezantuar si policë por më pas kanë grabitur bizhu ari me një vlerë rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka patur në çantën e punës.

Kryefamiljari ka deklaruar se grabitësit u kanë drejtuar armën fëmijëve.