Dylbi, armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet kuksiani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 09:03
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak në banesë.
Në pranga ka rënë shtetasi A. D, banues në fshatin Tejmoll.
Dita e pestë e protestave në veri të Kosovës
24 Shtator, 08:39
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak".

