SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, kërkon informacion për dosjen e një prone në Sarandë
Prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë zbarkuar të premten (24 shtator) në Kadastrën e Vlorës.
Që në orët e para të ditës, të dërguarit e SPAK-ut kanë hyrë brenda ambienteve të Kadastrës, ku kanë qëndruar për disa orë me radhë.
Burimet thanë se SPAK po merr informacion në lidhje me një pronë të një personi nga Saranda, ndërsa çdo detaj ishte i rezervuar për shkak të hetimeve.
Pak orë pasi SPAK mbërriti në Kadastër, aty u shfaqën edhe efektivë të policisë së Vlorës.
Ndërkohë, drejtuesi i 10-të i këtij institucioni brenda dy viteve Klodian Troci është dorëhequr këtë të premte.
Si drejtuesi i ri i Kadastrës së Vlorës është emëruar Reinard Meta.
Teksa SPAK po kryente verifikimet, dhe në institucion po ndërroheshin drejtorët, jashtë dyerve të tij qytetarët e revoltuar prisnin për zgjidhje të problemeve të tyre mes akuzave të forta.
Kadastra e Vlorës është parë vitet e fundit si një ndër institucionet më problematike, edhe për shkak të dorëheqjeve të 13 drejtuesve në 24 muaj.
