Lushnje: Qëlloi vëllanë me automatik teksa ruante bagëtinë, i gjejnë dhe tritol
Policia arreston burrin i cili qëlloi në drejtim të vëllait teksa ky po kujdesej jashtë banesës së tij për bagëtitë.
Ngjarja u regjistrua sot në orën 05:00 në fshatin Ngurrëz e Vogël të Lushnjes.
Pasi e ka qëlluar të vëllanë me automatik nga largësia është larguar dhe është fshehur në një banesë të braktisur në fshat.
“Shtetasi F. V., rreth orës 05:00, ka dalë jashtë banesës për tu kujdesur për bagëtit e tij dhe është goditur me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.
Autori u largua nga vendgjarja dhe u fsheh në një banesë të braktisur në fshatin Ngurrëz e Vogël. Pas krehjes së zonës dhe veprimeve hetimore operacionale, Policia bëri të mundur kapjen e autorit bashkë me armën e zjarrit, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.
Pas krehjes së zonës dhe veprimeve hetimore operacionale, Policia bëri të mundur kapjen e autorit bashkë me armën e zjarrit, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kundrejtë vëllait të tij për motive pronësie” informoi sot policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" shtetasin Sami Veliu.




Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Mësohet se i vëllai Faik Veliu ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës.
