E rëndë/ Shikoni si edukatori shtyn me dhunë 4-vjeçaren, nëna: E shtyu vajzën time sikur të ishte kafshë
Një video e publikuar në mediet sociale ka tronditur mbarë Amerikën. Një edukator shtyn dhunshëm nxënësen 4-vjeçare dhe e përplas në tokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ohio.
Siç duket nga kamerat e sigurisë të kopshtit,mësuesi e shtyn me dhunë vajzën 4-vjeçare, e cila bie në tokë. E gjitha ngjarja ka ndodhur më sy të një edukatori tjetër, i cili e shikon incidentin i pa shqetësuar dhe më pas largohet pa bërë asgjë.
Drejtori i kopshtit tha i pushoi nga puna të dy edukatorët dhe se i denoncoi ata në polici.
"Çfarë njeriu pa zemër," tha nëna e vajzës.
Nëna e vajzë , emri i së cilës nuk është bërë i ditur, tha se në video shihet burri që e shtyn fëmijën "si kafshë".
"Një foshnjë e vogël që nuk di asgjë, gjithçka që di në jetë është të luajë, të hajë dhe të flejë, ju e shtyni atë dhe e hidhni poshtë. Çfarë njeriu pa zemër," tha nëna.


