Krimi që tronditi Britaninë/ Konsumoi 24 birra dhe mbyti të dashurën gjatë marrëdhënies intime

Një burrë që dyshohet se mbyti të dashurën gjatë seksit pasi kishte pirë 24 shishe birrë, është dënuar me katër vjet e tetë muaj burg në Darlington, Angli.

33-vjeçarja ka humbur jetën, pasi i dashuri e ka mbytur për vdekje gjatë marrëdhënies seksuale.

Sam Pybus, 31 vjeç, nga Darlington, është akuzuar për mbytjen e Sophie Moss, 35 vjeç, deri në vdekje.

sam, i cili ishte i martuar me një grua tjetër në kohën e vrasjes, ua pranoi detektivëve se "ai duhet ta ketë mbytur Moss -in, por nuk e mbante mend".  Ai u tha oficerëve se Moss ishte pranë tij e shtrirë lakuriq dhe nuk reagonte kur u zgjua nga gjumi.