Messi i dëmtuar? Argjentinasi mungon ndaj Metz te PSG

Paris Saint Germain do të luajë këtë të mërkurë në kampionat sërish dhe sigurisht që Messi ishte kryefjala dhe në pritje të një regimi të tij në fushë pas zëvendësimit vjen një lajm surprizues.

Klubi parizien njoftoi se argjentinasi nuk do të jetë të mërkurën në fushë ndaj Metz pasi ka probleme fizike. Po çfarë problemesh fizike mund të ketë vallë lojtari argjentinas kur ai u zëvendësua nga Pochettino dhe dukej gjithçka në rregull nga ana fizike?

Klubi ftrancez përmes një komunikate bëri të ditur se Messi ka marrë një goditje në gju dhe ka një trauma jo serioze ndaj nuk do të jetë në fushë ndaj Metz.

Ky është version zyrtar nga PSG por shumë tifozë mendojnë se mund të ketë diçka tjetër në mes.

Një hipotezë nuk përjashtohet edhe një debat mes palëve pas zëvendësimit në sfidën me Lyon por gjithsesi edhe dëmtimi mund të jetë I vërtetë dhe pas rikuperimit të Messit mund të zbulohet Akoma më shumë, shkruan Ora News.