Video/ Barcelona i shpëton humbjes në fund, vetëm 1-1 me Granadan në “Camp Nou”

Ronald Koeman është ndoshta në pozitat më të vështira dhe stoli i tij që nga kjo mbrëmje nuk është më i sigurtë.

Barcelona barazoi me shumë vuajtje 1-1 përballë Granada në “Camp Nou” teksa katalanasit u kushtëzuan shumë nga mungesat e mëdha për shkak dëmtimesh siç janë, Dembele, Aguero, Fati, Braithwaite.

Që në minutën e dytë, miqtë kaluan në avantazh me Duarte dhe më pas vetëm u mbrojtën duke lënë të gjithë fushën për Barçën.

Me gjithë rastet e shumta për gol, 77% zotërimin e topit, 16 gjuajtje në total, 5 në kuadrat, vetëm në minutën e 90’, Barcelona gjeti golin me një mbrojtës, Araujon me kokë i cili lehtësoi disi dëmin për vendasit.

Një barazim 1-1 me Granadan nuk do t’u pëlqejë drejtuesve të cilët prisnin reagim pas humbjes me Bayern Munchen dhe Koeman është i sinjalizuar, shkruan Ora News.