“Start 3” Çuçi: Fond për reformën e decentralizmit dhe modernizimin e qeverisjes vendore
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrat kanë dalë në një deklaratë për mediat para hyrjes së kryeministrisë.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se është krijuar një fond i përbashkët mes disa donatorëve dhe qeverisë shqiptare.
Ai bëri me dije se donatorët janë nga BE, Suedia dhe Zvicra që do të japin një fond për dixhitalizimin e shërbimeve vendore së bashku me kontributin e qeverisë shqiptare, i quajtur “Start 3”.
Çuçi: Pas reformës territoriale dhe asaj të decentralizimit të pushtetit vendor, ky program është i treti në radhë që quhet 'Start 3' dhe bashkon disa donatorë që janë të përfshirën në reformën e decentralizmit në Shqipëri dhe modernizimin e qeverisjes vendore dhe se bashku me qeverinë kanë krijuar një fond të përbashkët.
BE, Suedia dhe Zvicra janë donatorët që i bashkohen. Kryesisht ky program dhe ky fond do të shkojë për të përsosur dhe modernizuar shërbimet në nivel lokal. Dixhitalizimi i shërbimeve ne qeverisjen qendrore duam ta çojnë edhe në atë vendore dhe një pjesë e fondit ta çojmë për dixhitalizimin e shërbimeve vendore.

