Qeveria “Rama 3” ndryshon format, deklarata për mediat zhvillohet jashtë kryeministrisë

Duket se qeveria “Rama 3” do të jetë ndryshe, së paku, në formë dhe imazh. Në këtë mandat të tretë.

Ndryshe nga daljet e zakonshme nga salla e mediave, zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrat Arben Ahmetaj e Mirela Kumbaro kanë dalë në hyrje të kryeministrisë.

Aty është vënë një mikrofon dhe një tapet u kuq dhe 3 zyrtarët kanë njoftuar vendimet e marra sot në Këshillin e Ministrave.

Ahmetaj bëri me dije do të vijojnë punët për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti që në shtator të 2022 të përmbyllet ky proces.

Ai shtoi se 30 mln euro i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për procesin e rindërtimit, si dhe janë kaluar tre marrëveshje prej 20 mln euro hua dhe 5.8 mln euro grant që do shkojnë për rikonstruksionin e godinave të universiteteve publike.

Ndërsa ministrja Kumbaro tha se menaxhimi i mbetjeve do të bëhet në një metodologji të unifikuar në të gjithë territorin e Shqipërisë.