E rëndë në Elbasan, 6-vjeçari bie nga kati i 6-të i pallatit dhe ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 16:13
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen "28 Nëntori ", Elbasan.
Një fëmijë i moshës 6 vjeç ka rënë ka kati i 6-të i pallatit ku jetonte dhe për fat të keq ka humbur jetën.
"Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pallati ku ndodhi ngjarja

