Koka: Basha po shkon si trofta kundër rrymës. Ushtar i bindur i interesave të tij personale

‘Përplasja’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha, ka qenë një nga temat më të diskutuara javët e fundit.
Ndërkohë, gazetari Bledian Koka, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi shprehet se Basha është një ushtar i bindur i interesave të tij personale, dhe jo politike.
"Fakti që këtë gjë as statuti i PD nuk e mohon e pranoj edhe Basha sot, kur tha se unë nuk do të lejoj mbledhjen e një asambleje, një Kuvendi apo strukture amerikane. Basha ka vendosur që të jetë një ushtar i bindur i interesave të tij personale, që buron nga fakti i kapjes së tij për shkak të lëvizjeve të gabuara që Basha ka bërë gjatë këtyre kohëve."- u shpreh Koka.
Më tej shton se brenda PD do të ketë tensione dhe shkak për këtë do të bëhet Basha që sipas tij shkon në drejtim të kundërt me rrymën.
“Rushaj para disa ditësh, në një emision televiziv deklaroi qartë se në rast se 1500 firma depozitohen në PD, kjo forcë politike është e detyruar që ta mbledhë Kuvendin. Tension ka për shkak të Bashës, që e di se po ec si trofta në kundër rrymës. Rryma kërkon tjetër gjë, ndërsa Basha kërkon kundër rrymës. Por në fund fare fiton rryma. “- shtoi më tej gazetari./ Ora News/

