Ekskluzive/ Raporti i Antimafias: Shqiptarët ndër grupet më të strukturuara. Sigurojnë drogën shpejt e me çmim konkurues

Antimafia italiane ngre shqetësimin për grupet kriminale shqiptare të cilat janë strukturuar edhe më shumë në trafikun e drogës dhe të klandestinëve.

Në raportin për gjysmën e dytë të vitit 2020 Drejtoria Hetimore e Antimafias italiane, siguruar nga RTV Ora, theksohet se "Grupet kriminale shqiptare në Itali janë ndër më të struktuarat, karakterizuar nga një aftësi organizative e egërsi kriminale. 

Aktiviteti kryesor i tyre është trafiku i lëndëve narkotike, trafiku i armëve, trafiku i emigrantëve klandestinë, e shfrytëzimi i prostitucionit, shpesh në bashkëpunim me grupe të etnive të ndryshme si ato rumune e nigeriane.

Aftësia e tyre në projektim aktivitetit në nivel transkombëtar e disponueshmëria e lëndëve narkotike me çmime konkurruese, ka çuar në shfaqjen e marrdhënieve të qëndrueshme mes kriminalitetit shqiptar dhe organizatave mafioze italiane.

Sipas antimafias, këto marrëdhënie lehtësohen nga mungesa e konfliktit për zotërim territori, pasi shqiptarët merren vetëm me furnizimin e drogës që më pas menaxhohet për shitje në territor nga grupet autoktone italiane.

Droga nga Shqipëria

"Në trafikun e lëndëve narkotike grupet kriminale veprojnë duke e importuar nga Shqipëria e nga Vendet e Ulëta" shkruan raporti i DIA-s Italiane.

Futja e lëndëve narkotike në Itali bëhet përmes rrugëve të ndryshme nga portet detare të brigjeve pulieze (Puglia) e molizane (Molisse) që është nyja strategjike e këtij trafiku. Kjo dhe për lidhjet që kriminaliteti shqiptarë ka me mafian pulieze e që vjen që nga koha e ndarjes së territorit për zbarkimin e cigareve kontrabandë.

Grupet italiane e shqiptare

Grupet italiane merren me çështjet administrative si duke vënë në dispozicion gomone, skafe e pika referimi për zbarkim, ndërsa grupet kriminale shqiptare merren me furnizimin me drogë, menaxhimin e tregjeve të shitjes e trasportin e saj nga jugu në veri të Italisë.

Raporti i antimafias, i siguruar nga RTV Ora, ngre shqetësimin se vazhdimi i emergjencës shëndetësore të Covid 19 dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020, ka thelluar impaktin negativ në sistemin social e ekonomik të Italisë, shtyrë dhe nga masat strikte e të nevojshme për frenimin e përhapjes së pandemisë. 

Pastrim parash

Kjo situatë ka rënduar kushtet e jetësës së popullsisë duke rrezikuar të përdoret nga konsorciumet kriminale për të ushqyer fitimet e tyre në trafikun e emigracionit klandestin me njerëz në vështirësi për jetëse duke i shtyrë më pas të lajnë borxhet e udhëtimit të ofruar drejt Europës, me punë të paligjshme si në trafik droge e shfrytëzim seksual.

Vështirësitë financiare të shkaktuara nga emergjenca pandemike mund të shfrytëzohen nga organizatat kriminale për t'u infiltruar në sistemin e sipërmarrjes pasi kanë burime financiare të menjëhershme e të paligjshme, "për të ndihmuar" privatët e sipërmarrësit në vështirësi me qëllimin final të gllabërimit të kompanive.

Një strategji e tillë mafioze po përdoret dhe në sitemin e tenderave publike e riciklimit të parave e sic nënvizon në këtë raport Kryeprokurori i Antimafis Italiane Frederiko Calfiero De Raho.Sipas tij modernizimi i mafias sjell riinvestimin e kapitaleve në subjektet e vogla ekonomike që nuk gjejnë akses në kredi bankare.

Raporti i DIA-s italiane informon se falë mundësive të ofruara nga teknologjia, kriminelët po orientohen në sektorin e lojërave të fatit, në bastet sportive, duke krijuar qarqe paralele me ato të ligjshme, e me qëllim riciklimin e rritjen e kapitaleve që ata disponojnë.