Vendimet e qeverisë, Ahmetaj: Kaluam 30 mln $ për rindërtimin dhe 20 mln $ për universitetin
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrat kanë dalë në një deklaratë për mediat para hyrjes së kryeministrisë.
Fjalën e ka hapur zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se lidhur me rindërtimin ai do të vazhdojë me intensitet.
Ai shtoi se sot iu kaluan Fondit Shqiptar të Zhvillimit rreth 30 mln dollarë për të vazhduar punët në terren me shpejtësi
Ahmetaj: Kjo është mbledhja e dytë për këtë mandat dhe donim që të ndanim vendimet kryesore të kësaj mbledhjeje. Sa i takon rindërtimit, ai do të vazhdojë me intensiteti. Sot i kaluam fondit Shqiptar të Zhvillimit rreth 30 mln dollarë për të vazhduar punët në terren me shpejtësi për të plotësuar atë angazhim që kemi marrë me qytetarët për t’i përfunduar punët në shator 2022.
Po ashtu, në kuadër të rindërtimit, do rindërtojmë një lagje në 5 maji, ku i hapet me shpejtësi rindërtimit. Aty do të ketë shpronësime me këmbim për çdo pronë që ata kanë. Kemi kaluar 3 marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane, një shumë prej 20 milionë euro hua, të cilat do të shkojnë në konstruksion për efiçensë të energjisë të godinave të universiteteve publike. Pakti për universitetin vazhdon që të plotësojë ato angazhime që ne kemi marrë.

