Komentatori vlonjat Moisi Dalipaj ka nevojë për ndërhyrje mjekësore, familja apelon për ndihmë

Djali i komentatorit dhe gazetarit të vlonjat, Moisi Dalipaj bën apel për ndihmë për ndërhyrjen që do të bëjë i ati.

Në një status në rrjetin social Facebook ai ka njoftuar se komentatori tani ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo për shkak të një ndërhyrje të komplikuar shëndetësore.

“Te dashur miq, do deshironim si familje te mos e shkruanim kurre kete status por ne keto dite te veshtira na duhet Mbeshtetja juaj. Babai im i mire dhe mbi te gjitha komentatori i zellshem Moisi Dalipaj eshte diagnostikuar me nje semumdje te rende! Si pasoje e se ciles i duhet te kryeje nje nderhyrje tejet te komplikuar e nje rrugetim jo te lehte qe te siguroje vazhdimesine e shendetit te tij.

Moisiu eshte ai qe na ka  falur vetem optimizem  dhe po vazhdon e ben edhe ne keto momente shume te veshtira per te. Ndaj sot perulsisht dhe me shume mirnjohje kerkojme mundesine per perballimin e ksaj nderhyrje urgjente dhe jetike per babin tim. Kerkojme ndihmen tuaj dhe te gjithkujt ne emer te jetes dhe shendetit te Moisi Dalipit, nese mundeni.”