Denoncimi në Ora News/ Vëllai i nënkryetares së Bashkisë Memaliaj më ka bllokuar rrugën e shtëpisë
Myrteza Murati jeton në Memaliaj, ndërsa ai ka denoncuar në Ora News vëllain e një zyrtareje të Bashkisë me pretendimin se ai i ka bllokuar rrugën e shtëpisë. Ndërkohë Bashkia Memaliaj ka refuzuar që të japë detaje për problemin, duke thënë se do t’i përgjigjet me një shkresë Muratit.
Prej 20 vitesh, Myrteza Murati kalonte në këtë rrugicë të lagjes së tij në Memaliaj. Por që prej datës 4 gusht atij i është ndaluar kalimi me automjet nga fqinji i tij.
Murati pretendon se fqinji i tij, i cili është vëllai i kryetares së partisë në këtë qytet dhe njëherazi nënkryetare e Bashkise Memaliaj e ka rrahur e kërcenuar për të mos kaluar në këte rrugë, e cila është e vetmja rrugë hyrëse dhe dalëse nga shtëpia.
Kosovë, 5 viktima dhe 160 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
22 Shtator, 15:10
"Më kanë zënë rrugën e makinës që me 4 gusht, nuk dal dot që të vij te magazina dhe të shkarkoj. Më ka zënë rrugë kunati i kryetares, motra e kryetares. Në një krah ajo dhe në një krah është vëllai i kryetares së partisë."
Ai thotë se për problematikën është ankuar edhe në Bashkinë e Memaliajt, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.
"Kam bërë dy ankesa te kryetari i Bashkisë, në polici kam vajtur se më ka goditur."
Bashkia e Memaliajt e kontaktuar nga Ora News, është shprehur se do t’i kthejë një përgjgije Myrteza Muratit ndërsa nuk dha detaje të tjera si do të zgjidhet problemi i tij, ndërsa ai vijon të jetë i bllokuar.

