Maliq, fshati pa ujë/ Bashkia le në harresë banorët
Enët e mbushura në oborret e shtëpisë janë dëshmi e mungesës së ujit.
Banorët e fshatit Zëmblak në Maliq, prej vitesh nuk kanë ujë të mjaftueshëm në shtëpitë e tyre. Ata furnizohen me ujë deri më pak se 2 orë në ditë, ndërsa në shumë raste është edhe i ndotur.
"Me orar dhe ai që vjen, vjen i turbullt."
Kërkesat drejtuar bashkisë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre.
"Bashkia nuk interesohet fare për fshatin Zëmblak."
Ata thonë se në fshat nuk ka investime, pasi diskriminohen për shkak të bindjeve politike.
"Zëmblaku është i djathtë, ndërsa bashkia është e majtë."
Banorët shprehen se pushteti lokal kthen vëmendjen drejt tyre vetëm në kohë fushate elektorale, por premtimet e bëra nuk janë mbajtur asnjëherë, ndërsa janë 200 familje që vuajnë këtë problem.
