Pas deklaratave të ashpra ndaj Berishës, Basha relaksohet në kafe me të 'besuarit në PD'
Pasi i bëri të qartë liderit historik të PD-së Sali Berisha se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të kësaj partie, Lulzim Basha u ul për tu relaksuar në kafenenë pranë selisë se Partisë.
Në tavolinë, kreu i PD-së shoqërohej nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe deputetët Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.
Nga selia e PD-së, Basha deklaroi se nuk do të mblidhet asnjë Kuvend i PD për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane.
Në replikë me të, Berisha deklaroi përmes një postimi në facebook se Kuvendi do mblidhet për të shpëtuar PD nga nga pengu i Ramës, Basha, dhe jo për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie.
Një ditë më parë, Berisha deklaroi nga Fieri se do të mblidhte Kuvendin e Partisë Demokratike për të shkarkuar Bashën nga detyra e kryetarit të PD-së.

