Sërish shifra të larta infektimesh/ 7 viktima dhe 820 raste të reja, 222 në spitale
Shtatë viktima dhe 820 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 386 raste 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.
Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra, nuk kanë mundur që të fitojnë betejën me Covid-19.
Statistika (22 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544
Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259/ Ora News/

