Kosovë, 5 viktima dhe 160 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 15:10
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 160 raste të reja me Covid, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.039 pacientë, ndërsa rastet aktive janë 6.751.
Në 24 orët e fundit janë bërë 16.339 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës anti-covid.
Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
