Lëkundje të forta tërmeti ndihen në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë minutat e fundit në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.9 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij ka qenë rreth 24 km në Veri-Lindje të Tiranës. me një thellësi prej 10 km. 

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale. 

Tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës.

Këto lëkundje ndihen fiks 2 vite pas atyre në 21 shtator 2019, ku një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm.