Berisha: Reforma në Drejtësi u bë nga ekspertët e Sorosit, u kap drejtësia
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se çështja e dytë për të cilën ai është sulmuar nga Soros është reforma në drejtësi
Berisha tha se në krye të sistemit të drejtësisë sot është Sokol Sadushi, 6 vjet prokuror i diktaturës në Vlorë.
Berisha: Çështja e dytë është reforma në drejtësi. Ne bëmë gjithçka që reforma të bëhej sipas parimeve të gjyqësorit. Por grupi dhe truri i reformës nga ekspertët të Sorosit dhe ambasadorët, rikthyen në ligje amendamentet që u hoqën nga kushtetuesja për të kapur drejtësinë.
Në krye të sistemit të drejtësisë sot është Sokol Sadushi, 6 vjet prokuror i diktaturës në Vlorë. Sot Artur Metani, vëllai i ministres së Ramës, i cili sa mori detyrën, shkoi në hotel dhe mori ofertën 500 mijë euro nga Çili dhe iu mbyll goja. Ardian Dvorani ish prokuror komunist, shpallët një nga 10 kampionët e luftës ndaj korrupsionit në botë. Këtij gjykatësi Albtelekomi i fali një apartament, kundër enteve shtetërore.

