Kume: Akoma marrim rekomandime për reforma të kodit zgjedhor, mungon vullneti politik
Në një intervistë për Ora News, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka folur në lidhje me reformat e Kodit Zgjedhor.
Ai shprehet se gjatë proceseve zgjedhore puna për hartimin e rregullave ka qenë e suksesshme por ka munguar vullneti politik.
Kume: Pas 30 vitesh Shqipëria vazhdon të marrë rekomandime për reforma të kodit zgjedhor, mendoni se është çështje ndryshimesh ligjore apo vullnet politik. Për suksesin e një procesi zgjedhor, kanë rëndësinë e vet rregullat, ndaj dhe për to duhet në vazhdimësi të punohet për t’i ndërtuar, por më e rëndësishme se sa kaq është vullneti për t’i zbatuar këto rregulla. Gjatë gjithë këtyre proceseve zgjedhore, puna për hartimin e rregullave mund të konsiderohet si e suksesshme, kurse vullneti për t’i zbatuar këto rregulla ka qenë në mënyrë të vazhdueshme i munguar. Nevoja për të rregulluar dispozitat e kodit zgjedhor nuk janë vetëm si pasojë e faktit që ato nuk i zbatojnë institucionet ose garuesit, por ato janë shprehje dhe rrjedhin direkt nga fakti se vetë shoqëria është një organizëm i gjallë, i cili ndryshon dhe zhvillohet.
Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës
20 Shtator, 15:41
Ai theksoi se reforma territoriale e 2015, bëri që sot të kemi njësi bashkiake, të cilat kanë një barazi shumë të madhe midis komuniteteve që bëjnë pjesë në të njëjtën njësi bashkiake.
Kume: Duhet përdoret si argument fakti se kjo gjë ka të bëjë më tepër me kulturën me zbatimin e ligjit sesa me zbatimin për rregullat. Nëse i lidhim së bashku reformën për legjislacionin dhe reformën e pushtetit vendor, natyrisht ka një prerje goxha të rëndësishme, rezultat i së cilës është gjithçka që duhet zhvilluar nga shoqëria, nga institucionet zgjedhore, për të bërë të mundur realizimin e një ndër parimeve të rëndësishme, që ka të bëjë me vetëqeverisjen e punëve të niveleve lokale, mbështetur dhe në zbatim të parimeve të demokracisë.
Reforma territoriale e 2015, bëri që sot të kemi njësi bashkiake, të cilat kanë një barabilitet shumë të madh midis komuniteteve që bëjnë pjesë në të njëjtën njësi bashkiake. Kemi komunitet në zona rurale, komunitete në zona urbane, të cilët jo vetëm ka qasje të ndryshme të nevojave që duhet të realizohen përmes organeve të qeverisjes vendore, por kanë kulturë dhe sjellje të ndryshme ndaj përgjegjësisë që kanë si qytetar.
