Edinson Cavani ka vendosur për të ardhmen, nuk ikën nga Man. United
Në moshën 34 -vjeçare, Edinson Cavani nuk dëshiron më lëvizje dhe as të nisë një aventurë të re, të paktën tani për tani.
Uruguaiani erdhi te United në një kohë kur “djajtë e kuq” kishin shumë nevojë për një bomber dhe ishte një zgjidhje ideale pasi sulmuesi e tregoi veten duke shënuar e duke u angazhuar si një lider.
Cavani edhe pse kishte probleme në 6 muajt e parë, ai shënoi 17 gola dhe gjashtë asistime dhe krijoi një lidhje të fortë me tifozët e Old Trafford.
Por tani me ardhjen e Ronaldos, i cili nuk luan nga krahët por pikërisht në qendër të sulmit, pozicionin e uruguaianit, ky i fundit nuk luan e nuk ka hapësira.
U raportua nga mediat se kjo situate e ka lodhur lojtarin i cili mund të kërkonte largimin në Janar ose ose të prishte kontratën por diçka e tillë nuk do të ndodhë, shkruan Ora News.
Sipas rrjetit “ESPN”, që citon burime nga të afërm të Cavanit, sulmuesi 34-vjeçar ka vendosur të qëndrojë deri në fund të kontratës në qershorin e ardhshëm e deri atëherë do të luftojë për një vend si titullar.
