Pochettino e dërgoi në stol, ja sa herë është zëvendësuar Messi në karrierë
Mauricio Pochettino pati guximin të dërgonte nga fusha e direkt në stol Lionel Messin, yllin argjentinas i cili gjatë zëvendësimit pati dhe një reagim çuditës dhe jo të pranueshëm ndaj trajnerit të cilit nuk i dha as dorën.
Shumë sondazhe janë bërë, dhe disa e miratojnë vendimin e Pochettinos e disa e quajnë si një lloj tradhtie.
Gjithsesi, që Messi është zëvendësuar shumë pak gjatë karrierës kjo nuk diskutohet pasi një si ai kurrë nuk mund të hiqet nga fusha për atë që përfaqëson.
Në fakt, Lionel Messi në 4 vitet e fundit është zëvendësuar pothuajse 2 herë gjatë 90 minutave ose në total gjatë karrierës te Barcelona, lojtari ka dale 17 herë nga fusha në 370 ndeshje, ose sipas Opta, janë 5% e të gjithë ndeshjeve të zhvilluara.
Zëvendësimi i fundit i Messit nga fusha e lojës, para kësaj te PSG, ishte më 9 Janarin e kaluar, kur Barcelona po fitonte 4-0 në transfertën me Granadan dhe ku Messi shënoi 2 herë por për ta ruajtur përpara Superkupës, u nxorr nga fusha.
Gjithashtu, në janarin e 2018, në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Celta Vigos, Messi edhe këtu kishte shënuar 2 herë dhe duke menduar për ndeshjet e kombëtares, ai u ruajt nga trajneri dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.
Duke marrë në konsideratë edhe ndeshjet me kombëtaret, Lionel Messi në karrierën e tij është zëvendësuar 52 herë në 522 ndeshje në total.
