Video/ Icardi shpëton PSG në fund në fitoren ndaj Lyon, Messi zhgënjen dhe zëvendësohet

Te Paris Saint Germain yjet nuk mungojnë por loja e skuadrës së Pochettinos ende nuk bind dhe e tregoi sfida ndaj Lyonit në “Parc de Princes” e cila përfundoi me një fitore të vuajtur 2-1 për vendasit, shkruan Ora News.

Në një pjesë të parë ku më shumë rrezik shfaqi ekipi mik, sidomos me një gjuajtje të Shaqirit, pjesa e dytë pati më shumë emocione.

Ishte Lyoni që kaloi në avantazh fillimisht me Paqueta në 54’ ku braziliani ishte i pashqetësuar në zonën kundërshtare dhe me të majtën çoi topin në rrjetë.

Të shokuar, PSG kërkoi me insistim barazimin dhe vetëm me një penallti të fituar e të ekzekutuar nga Neymar ja doli.

Gjithsesi me Messin në fushë pritej shumë por në fakt argjentinasi u zëvendësua në 76’ si asnjëherë më parë dhe vet u cudit kur doli nga fusha.

Pochettino bëri të gjitha zëvendësimet e mundshme dhe futja e Icardit në fund rezultoi deçizive pasi argjentinasi shënoi golin e fitores në 93’.