Noka: Jep dorëheqjen. Basha i vendosur: S' ka Kuvend Kombëtar kundër SHBA. Ora News zbardh detaje nga debati 3 orësh në selinë PD
Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ishte mbledhur për të diskutuar mbi strategjinë dhe qendrimet që do të mbahen në kuvend, por pjesën më të madhe të diskutimit e ka marrë përjashtimi i Sali Berishës, nga grupi parlamentarë. Mbledhja pa paraninë e mediave ka zgjatur për reth 2 orë e 30 minuta.
Por burimet i thanë Rtv Ora për më shumë se 2 orë, debati është përqëndruar mes deputetit Flamur Noka, dhe kryetarit Lulzim Basha. Noka, i cili ka dalË hapur në krah të Sali Berishës, e ka cilësuar të turpshme fakti që sipas tij Partia Demokratike, po përdor teza antiamerikane kundër Sali Berishës.
Ai ka theksuar se ish kryeministri është historia e Partisë Demokratike, ndërsa vendimin për përjashtimin e tij e ka vlerësuar si thikë pas shpine. Por lulzim Basha, është përpjekur që ta informojë deputetin demorkat mbi arsyet qe e kanë çuar në këtë vendim, ndërsa është shprehur i vendosur për të mos berë asnjë hap pas.
Madje Basha ka theksuar se nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe asnjë forumi për tiu kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreu i demokratëve, mësohet të ketë thënë se kërkesa për Berishën nuk ka ardhur nga zyrtarë të dorës së tretë por nga kupola më e lartë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky debat dhe ky qendrim i Lulzim Bashës, vjen një ditë para se Sali Berisha, të zhvillojë takimin e dytë më bazën ndërsa pritet që nga Fieri, të nis edhe mbledhja e 1500 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë.
Pjese nga debati
Flamur Noka: Vendimi ndaj Berishës ishte thikë pas shpine për demokratët. Ii duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të bashkuar.
Lulzim Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t'ua lija forumeve të PD-se për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikanëve. Ky është vendimi në interes të demokratëve.
Flamur Noka: Nuk duhen përdorur teza anti amerikane ndaj liderit historik Sali Berisha