"Armiku i vetëm i shqiptarëve është Rama!" Alibeaj zbardh diskutimet në Kryesinë e grupit parlamentar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 15:02
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh dhe nënkryetar i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar temën e diskutimet që dominuan mbledhjen e sotme të kryesisë së grupit parlamentar të PD.
Në një prononcim për mediat ai tha se "diskutuam strategjinë e opozitës në parlament, pastaj do detajojmë punën në komisione".
Alibeaj përsëriti se armiku i vetëm i shqiptarëve është Rama.
