Manastirliu në universitete: Vaksinohuni që të shpëtoni jetë, do marrin 500 mijë vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur  nga afër procesin e vaksinimit në universitete,.

Ajo u shpreh se do të ketë një rritje të disponibilitetit të vaksinave anticovid në vend, përmes një kontrate të re prej më shumë se 500 mijë dozash me kompaninë Pfizer.

Ajo shtoi se të gjithë studentët dhe personeli akademik duhet të vaksinohen sa më parë pasi kështu shpëtohen jetë dhe ulen fatalitetet e hospitalizimet.

Manastirliu: Pasaporta e vaksinimit është e vlefshme edhe në vendet evropiane. Mjafton që ta marrësh edhe në e-albania. Ne e kemi në sistemet tona elektronike. Po punojmë edhe për certifikatën e shërimit dhe të testit. Brenda datës 1 tetor duhet të kemi një përqindje të lartë studentësh që të jenë të vaksinuar. Do të përpiqemi që të jemi në shkolla dhe të jetë sa më i kollajtë aksesi për te vaksina. Vaksina shpëtojnë jetën dhe ulin fatalitetet e hospitalizimet.

Pedagogët janë vaksinuar në një nivel shumë të mirë, por kemi edhe disa të tjerë që nuk janë vaksinuar, për arsye të ndryshme. Prandaj nuk ka kohë për tu humbur. Ne kemi më shumë se 2 milionë vaksina në vendin tonë. Edhe sot do të vijë një dozë tjetër e vaksinave Pfizer. Do të lidhim një kontratë të re për mbi 500 mijë vaksina brenda 3 muajsh.