Pjese nga debati në PD/ Noka: I ngule thikën pas shpine demokratëve. Basha: S'lejoj grupime anti SHBA në PD

Debat në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Ora News mëson se ka pasur një debat të ndezur mes deputetit Flamur Noka dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Flamur Noka: Vendimi ndaj Berishës ishte thikë pas shpine për demokratët. I duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të bashkuar.

Lulzim Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t'ua lija forumeve të PD-se për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikanëve. Ky është vendimi në interes të demokratëve.

Flamur Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Lulzim Basha: Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombetar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjetër anti amerikan

Flamur Noka: Nuk  duhen përdorur teza anti amerikane ndaj liderit historik Sali Berisha.