Teatri shkon në KLSH, Aleanca i kërkon të procedojë në SPAK për projektin korruptiv

Këtë radhë aksioni i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u drejtua te Kontrolli i lartë i Shtetit.

Kërkojnë që KLSH të procedojë pranë SPAK për lëshimin e urdhrave të sekuestrove preventive mbi truallin e teatrit, projektin korruptiv te Biarke Ingels, shoqerine “Tirana DC”  dj.a dhe fondin e ndertimit te Teatrit te Ri.

"KLSH të kërkojë vendosjen e sekuestrove për katër objektet. Po posedohen dhe është rrezik eminent posedimi i këtyre provave."

Edmond Budina tha se në këtë çështje ka gisht vetë mafia por shtoi se prona publike nuk mund të trajtohet si pronë private.

"Të gjithë ata që mbështesin këtë gjë janë të shitur te mafia, ne nuk do të ndalemi para asnjë kupole, qoftë e majtë apo e djathtë, lart apo poshtë."

Përfaqësuesit e Aleancës shprehën vendosmërinë e tyre për vijimin e betejës ligjore deri në fund.