Video/ Hertha arrin fitoren e dytë radhazi, përmbys Greuther Furth
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2021, 22:35
Hertha e Berlinit duket se e ka kaluar momentin e vështirë në Bundesligë. Skuadra kryeqytetase siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat teksa fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Greuther Furth.
Me një pjesë të parë të ekuilibruar, gjithçka ndodhi në fraksionin e dytë ku një gol i miqve në 57’ nga Hrgota duket se ndezi edhe inatin e Herthas.
Vendasit rritën presionin dhe fillimisht në 61’ barazuan me Jurgen Ekkelenkamp teksa në 79’ është sërish 21-vjeçari që bën heroin me golin e dytë personal dhe të suksesit final për ekipin.
Me këtë sukses, Hertha Berlin kalon në vendin e 9 me 6 pikë teksa Greuther mbetet në fund të tabelës.