Video/ Bielsa duhet të presë ende për fitoren e parë, Leeds ndalet nga Newcastle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2021, 23:00
Newcastle dhe Leeds do të vijojnë të qëndrojnë mes 4 ekipeve të fundit pas ndeshjes së kësaj mbrëmjeje.
Në “St’James Park”, Newcastle dhe Leeds luajtën për të siguruar fitoren e parë por asnjë prej ekipeve nuk e mori teksa takimi u mbyll në barazim 1-1.
Pjesa e parë ishte shumë emocionuese teksa Rapinha kaloi në avantazh ekipin e Bielsas në minutën e 13 por po në këtë pjesë, Saint-Maximin bëri heroin teksa barazoi 1-1 në 44’.
Në 45 minutat e dyta, skuadrat paten mundësi shënimi të cilat nuk u konkretizuan dhe rezultati final u vulos në 1-1, shkruan Ora News.
