Zona e Sanatoriumit në Tiranë pa rrugë, banorët: Jetojmë mes baltës dhe pluhurit
Rruga “Grigor Cilka” në zonën e sanatoriumit në tiranë ka mbetur në këtë gjendje pavarësisht premtimeve të përsëritura për investim.
Banorët e zonës thonë se Bashkia nuk ka kryer asnjë ndërhyrje pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që ata kanë bërë për gjetjen e një zgjidhjeje.
"Na është premtuar edhe nga deputetët, edhe nga kryetari i bashkisë. Do t'jua bëjmë shumë shpejt, por në fakt e vërteta është jo. Ne kemi frikë të shkojmë në shtëpi se rruga është gjithë gropa për makinat."
"Kam frikë të vij në shtëpi prej rrugës."
"Sot 2021 mos të kesh rrugë, 100 metra në vijë ajrore të Tirranës kjo është katastrofë."
Me shpresat thuajse të shuara tek institucionet, kësaj here banorët kanë vendosur t'i drejtohen medies.
"Besimi është te media, për të tjerët…"
Gjendjes së degraduar të rrugës i shtohet edhe mungesa e kontejnerëve për trajtimin e mbeturinave.
"Taksat i paguajmë, kazanë plehrash nuk ka. Zihemi me banorët se vijnë na i hedhin qeset e plehrave te dera e shtëpisë."
Të lodhur nga mosreagimi i autoriteteve banorët thonë se gjendja në të cilën është lënë zona e tyre, është e padenjë për një kryeqytet./OraNews/
