"I veshur me të zeza e maskë kirurgjikale" Pamjet filmike para vrasjes së Ahmet Toskës në Fier

Prokuroria e Fierit ka si provë pamjet që kamerat e sigurisë kanë filmuar më 26 tetor 2020, ditën kur Ahmet Toska u vra me plumb në kokë pranë banesës së tij

Sipas prokurorisë personi I veshur me xhup të zi që në videon e siguruar nga Ora Neës ecën në rrugicë është Fatmir Hoxhaj, I akuzuar për vrasjen e 50 vjeçarit.

Burimet bëjne me dije se këtë lëvizje Hoxha e ka bërë dy apo tre herë në orët e para të mëngjesit të 26 Tetorit 2020, derisa në rrugë është shfaqur Ahmet Toska së bashku me gruan e tij. Autori e ka qëlluar me tre plumba në kokë dhe një në shpatull, duke e lënë të vdekur në vend.

Në pamjet filmike duket një person i veshur me një xhup të zi, të trashë dhe që në kokë mban kapuç. Ndërsa në pjesën e fytyrës ka një maskë kirurgjikale,duke bërë që maskimi të jetë mjaft i mirë.

Në video shfaqet duke ecur i qetë dhe në dukje sikur çalon pak.

 Me këtë ritëm, sipsa prokurorisë autori i është afruar dhe Ahmet Toskës dhe e ka qëlluar nga shumë afër në shpinë dhe më pas tre herë të tjera në kokë. Armën e krimin, një pistoletë e mbante në xhepin e xhupit.

E gjithë skena e vrasjes është parë nga gruaja e Ahmet Toskës, e cila për këtë ngjarje është dëshmitarja kryesore. Ndërsa tashmë, autori Fatmir Hoxhaj, është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen