Punonjësi i minierës: Minatori i bllokuar në Bulqizë e dinte se diçka nuk shkonte mirë, nuk e la shokun të futej në galeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2021, 11:37
Prej 3 ditësh minatori, Muharrem Plaku mbetet i bllokuar në galeritë e minierës në Bulqizë.
Gazetarja e Ora News, Sonila Musai ka folur me njërin nga punëtorët e minierës.

Sipas tij minatori i bllokuar, Muharrem Plaku kishte kuptuar se diçka nuk shkonte mirë dhe se kishte rrëshqitje dherash.
Duke ditur se kishte rrëshqitje, Muharremi ka kërkuar që kolegu tjetër mos shkonte brenda. Për fat të mirë kolegu ka pësuar lëndime të lehta.
