Video/ Gongu i ndërpret fjalën 2 herë, Rama i kthehet Nikollës: Po leje tani, kujt...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Kuvend mëngjesin e sotëm duke treguar disa nga prioritete dhe duke bërë një përmbledhje të problemeve me të cilat u ndesh qeveria “Rama 2”.
Fjala e tij është ndërprerë disa herë nga gongu për mbarimin e fjalimit. Herën e dytë, Rama i është kthyer Lindita Nikollës që ta ndërpresë këtë sinjal derisa ai të përfundojë deklaratën e tij.
"Unë di të them këtë, që programi ynë (bie gongu) që votohet sot bashkë me kabinetin është një program që synon të jetë 100% i realizuar, të paktën në ato pjesë që kanë të bëjnë me projektet e mëdha, me luftën deri në fund me pandeminë (bie gongu për herë të dytë.)
Rama i kthehet kryetares së Kuvendit Rama i thotë :"Po leje tani se kujt po i bërtet."
Rama vazhdon fjalimin e tij dhe fton opozitën për bashkëpunim.
Ndiqni videon në minutën 10:31